“Te Bajerni i Mynihut nuk ngopen duke fituar”, ylli bavarez: Kur kryesojmë 2-0 ose 3-0, luajmë sikur ndeshja është 0-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 22:37

“Te Bajerni i Mynihut nuk ngopen duke fituar”, ylli bavarez: Kur kryesojmë 2-0 ose 3-0, luajmë sikur ndeshja është 0-0

Kingslei Koman vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Bajernit. Francezi ka lënë pas fazën e errët të dëmtimeve dhe tani po shijon në maksimum sukseset me bavarezët. Për “Onze Mondial”, mesfushori i avancuar foli me superlativa për skuadrën e tij duke thënë: “Para se të nënshkruaja për Bajernin, e dija që ky ishte një klub i shkëlqyeshëm me kulturën e fitores. Më pas, nuk e kuptova që kjo kulturë ishte kaq e madhe. Këtu është shumë se mund ta imagjinosh. Të gjitha klubet e mëdha dëshirojnë të fitojnë dhe të kenë këtë mentalitet fitues, por ne bavarezët kemi edhe më shumë. Edhe nëse kryesojmë 2-0 ose 3-0, lojtarët mbeten të vendosur sikur të ishin 0-0.

KOMAN

Te Bajerni, për sa kohë që loja nuk ka mbaruar, për sa kohë që mund të shënojmë, ne do të shënojmë. Të gjithë janë të përqendruar nga fillimi në fund. Siç e kemi parë në Champions League, ne duam të fitojmë gjatë gjithë kohës. Ne fituam çerekfinalen 8-2, gjysmëfinalen 3-0. Në fund, të gjithë ishin të lumtur, por kaq, të gjithë ishin të përqendruar në qëllimin kryesor: finalen. Ne po mendonim vetëm për një gjë, ngritjen e trofeut. Fitimi i finales së UCL është arritja më e madhe në karrierën time”, tha heroi i finales së Champions-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"