Te Apolonia punohet për golin, fierakët shtojnë minutazhin në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 15:15

Te Apolonia punohet për golin, fierakët shtojnë minutazhin në stërvitje

Apolonia ka vetëm një mision: të gjejnë kthesën. Skuadra ka pësuar luhatje të mëdha në këto 8 javë të para dhe kjo përkthehet me mungesë pikësh. Edhe pse e nisën sezonin me pretendime të mëdha, janë shumë larg vendeve që të çojnë në elitë.

Apolonia

Megjithatë, në Fier nuk kanë në plan që të dorëzohen. Stafi teknik po punon prej ditësh me ritëm të lartë, madje dje ka shtuar edhe minutazhin. Vëmendja është përqendruar jo vetëm te mbrojtja dhe korrigjimi i gabimeve, por mbi të gjitha tek ofensiva. Po tentohet që të ndreqet shënjestra, por në të njëjtën kohë edhe loja.

Ka qenë ky shkaku që trajneri Juri Kanarsa ka kërkuar nga mesfushorët që të jenë më kreativ në ndërtimin e aksioneve. Golat i pret sigurisht nga sulmi, por pas nuk mbeten as lojtarët e tjerë. Në seancën e djeshme ka pasur mungesa dhe për të plotësuar grupin, italiani ka marrë elementë nga akademia, konkretisht nga moshat U-21 dhe U-19.

Mesfushorët Thoma Puci dhe Altin Kananaj, të cilët kanë marrë minuta në dy ndeshjet e Kupës, pa harruar dhe sulmuesin Alvi Mezani që është aktivizuar në kampionat. Klubi fierak prej vitesh është promotor i të rinjve dhe as këtë edicion nuk do të heqë dorë nga kjo strategji.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"