“Të anulosh golin e Gjimshitit nuk ka logjikë”, shpërthen drejtori i Atalantës: Dikush duhet të na i shpjegojë këto episode…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 11:03

“Të anulosh golin e Gjimshitit nuk ka logjikë”, shpërthen drejtori i Atalantës: Dikush duhet të na i shpjegojë këto episode…

Atalanta pësoi një humbje befasuese mbrëmjen e djeshme ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-2. Kjo disfatë la një shije të hidhur tek drejtuesit, teksa nuk munguan protestat për vendimet e gjyqtarëve. Në minutën e 10-të, sistemi VAR i anuloi një gol Berat Gjimshitit, teksa ky moment irritoi drejtorin e përgjithshëm të zikaltërve, Umerto Marino, i cili pas ndeshjes është shprehur:

GetPaidStock.com-613db3412d797

“Dikush duhet të na i shpjegojë këto episode. Bëjmë takime, diskutojmë dhe pastaj janë disa episode që nuk kanë logjikë. Dikush duhet të thotë diçka, është e pajustifikueshme të mos kesh interpretimin e këtyre episodeve.

gettyimages-1158415701-1024x1024

Për golin e anuluar na thanë se Zapata mund të ndërhynte. Përse e japin këtë prekje të topit me dorë të Maehle nëse ndaj Bolonjës nuk e dhanë? Ka kaos, interpretim të lirë, nuk ka një shpjegim logjik. Topi po del jashtë, dikush duhet të thotë si janë gjërat.

Të anulosh golin e Gjimshitit nuk ka logjikë. Askush nuk thotë asgjë, edhe pse flitet shumë për komunikimin”, deklaroi Marino i indinjuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"