Tavo karikon Luftëtarin me premio: Bojom? Jam i vetëdijshëm që i kam 6 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2018 | 9:54

Tavo karikon Luftëtarin me premio: Bojom? Jam i vetëdijshëm që i kam 6 mijë euro

Luftëtari do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv në transfertë me Vllazninë dhe trajneri i skuadrës bluzi, Grigor Tavo, ka karikuar skuadrën që të marrë 3 pikët. Numri një i ekipit gjirokastrit ka premtuar premio në rast të fitores dhe mendon se atmosfera pozitive e krijuar duhet të shërbejë për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.

tavo

Ai ka folur pas takimit që pati me lojtarët e tij dhe ka thënë se të gjithë duhet të mendojnë për të luajtur në Kupat e Europës. “Zhvillova një takim miqësor me lojtarët dhe me stafin tim, ku kërkova mobilizim dhe përqendrim maksimal për ndeshjen me Vllazninë. Kemi bërë shumë mirë gjithçka në këto javë dhe duhet të vazhdojmë kështu në këto javët e fundit. Nuk duhet të heqim dorë nga pjesëmarrja në Kupat e Europës.

Tavo

Do të provojmë deri në fund me të gjitha forcat për ta arritur. Rrugën e kemi të hapur sepse e shtruam vetë me punë dhe me përkushtim. Nga rezultati i ndeshjes me Vllazninë, do të vendoset fati i sezonit. Në rast se skuadra do të marrë fitore, atëherë do të ketë premio. Unë nuk kam asnjë borxh kundrejt skuadrës dhe rrogat janë të shlyera.

Nga drejtuesit e federatës kam marrë premtimin se nuk do të ketë probleme me gjykimin. Sigurisht që në këtë mbledhje urova edhe Kristal Abazajn për transferimin e tij në Belgjikë”, tha fillimisht Tavo. Ai foli gjithashtu edhe për çështjen “Bojom”. “Nuk ka asnjë shkresë zyrtare lidhur me pretendimet e tij.

tavo bojom

Jam i vetëdijshëm që i kam dy rroga në shumë totale 6 mijë euro, ndërsa për të tjerat i di ai. Unë nuk kam asnjë informacion tjetër lidhur me të”, përfundoi presidenti i Luftëtarit.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"