Taulant Xhaka asist në fitoren e Bazelit, Rene aktivizon Lenjanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2016 | 22:37

Taulant Xhaka asist në fitoren e Bazelit, Rene aktivizon Lenjanin

Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare të futbollit bëhen protagonistë me ekipet e tyre në Zvicër dhe Francë.

xhaka bazelTaulant Xhaka vijon të jetë në krye të kampionatit zviceran me ekipi e tij të Bazelit, ndërsa Emir Lenjani zbret në fushë me francezët e Rene – pas dilemave për një largim të mundshëm nga Liga 1.

Xhaka ndihmoi në fitoren 4-1 që Bazeli mori mbrëmjen e së shtunës ndaj Luganosë duke dhënë edhe një asist për Sfefen, i cili realizoi golin e dytë në minutën e 48′ të lojës.

Me këtë rezultat Bazeli vijon të udhëheq Superligën zvicerame me 15 pikë, 6 pikë larg Luzernës në vendin e dytë, e cila ka edhe një ndeshje më pak.

lenjani1

Ndërkaq, Emir Lenjani u aktivizua nga trajneri Kristian Gurkuf në minutën e 72′ të pjesës së dytë, duke zënë vendin e Said, ndërsa ndeshja mes Renes dhe Nansit u mbyll me shifrat 2-0.

Aktivizimi i Lenjanit me Rene u duk surprizë pasi pak ditë më parë emri i tij u përfol për kalimn tek një tjetër klub në Ligën 1, te Guingampi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"