Taulant Seferi në super formë, gjen sërish rrugën e rrjetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 22:40

Taulant Seferi në super formë, gjen sërish rrugën e rrjetës

Taulant Seferi është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme. 5 gola në 5 ndeshjet e fundit për mesfushorin 21-vjeçar, i cili është shndërruar në një protagonist absolut te klubi i tij Uinterthur që militon në Ligën e Dytë zvicerane.

44407257_1716628758442270_4400775825381654528_n

Pas dopietës me Kombëtaren Shpresa në sfidën ndaj Estonisë, shqiptari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 34-të në ndeshjen e sotme ndaj Vaduzit e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit. Seferi u zëvendësua nga trajneri në minutën e 65-të. Ky ishte goli i 4-t në kampionat pë 21-vjeçarin. Falë formës së shkëlqyer që po kalon, mesfushori shpreson të tërheq vëmendjen e Panuçit për një ftesë në ekipin Kombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"