Taulant Seferi me dy punë te Tirana, ja roli tjetër që bën sulmuesi te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 14:41

Taulant Seferi me dy punë te Tirana, ja roli tjetër që bën sulmuesi te bardheblutë

Taulant Seferi është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Tiranës. Gjithsesi, prej kohësh luan edhe një rol tjetër, atë të përkthyesit. Dje ndihmëstrajneri Tetova ka punuar me mbrojtjen që do të jetë ndaj Apolonisë, ku luanin dy maqedonasit Najdovski e Toshevski.

seferi4

Gjatë ushtrimeve taktike, Tetova e lojtarët nuk po kuptoheshin. Në këtë moment për të zgjidhur situatën thërritet Seferi, i cili ishte nga krahu tjetër i fushës së lojës. Seferi vjen me vrap dhe sqaron dy maqedonasit në gjuhën e tyre.

Pas sqarimeve, tre lojtarët kuptohen ashtu si edhe trajneri Tetova, ndërsa tani Seferi ka nisur edhe një punë të dytë, atë të përkthyesit nga maqedonishtja në shqip e anasjelltas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"