Tatimet kontroll klubeve shqiptare, të gjithë në “skaner” para zgjedhjeve të FSHF-së

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 11, 2018 | 17:54

Tatimet kontroll klubeve shqiptare, të gjithë në “skaner” para zgjedhjeve të FSHF-së

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar një kontroll mbi një numër të madh klubesh futbolli, pjesëmarrëse në të gjitha kategoritë në Shqipëri. Kontrolli daton nga data 22 janar, deri më 7 shkurt, datë që përkon edhe me zgjedhjet në federatë. Kontrollit do t’i nënshtrohen edhe shoqatat sportive dhe klube të Kategorisë së Parë e të Dytë, të gjithë anëtarë me të drejtë vote në FSHF.

drejtoria e tatimeve

Në Shqipëri është e ditur që shumë klube e subjekte janë borxhli ndaj shtetit. Sipas një raporti të vitit të kaluar të DPT, thuajse 30% e klubeve shqiptare të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, kanë borxhe tek tatimet.






www.minuta90.com