Tasoti për Shevçenkon: Dëshiron të drejtojë një klub, por le ta lëmë Gatuzon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 15:00

Tasoti për Shevçenkon: Dëshiron të drejtojë një klub, por le ta lëmë Gatuzon…

Mauro Tasoti ka qenë për një kohë të gjatë te Milani. 429 takime si mbrojtës dhe më pas shumë vite në stol, nga trajner i të rinjve deri te skaut. Tashmë ai është ndihmësi i Shevçenkos te Ukraina.

tasoti

Ai ka komentuar punën e ish-sulmuesit të Milanit, por edhe Italinë e Mançinit. “Ishte ndeshje e mirë ajo kundër Polonisë. E ka mundësinë për të mposhtur Portugalinë dhe mund të rritet akoma” ishte komenti i Tasotit.

shevcenko tasoti

Ai gjithashtu foli edhe për Milanin, Gatuzon, por edhe derbin. “ Mendoj se Shevçenko dëshiron të ulet në stolin e një klubi, por nuk është domosdoshmërisht Milani. Kuqezinjtë janë në duar të sigurta. Le ta lëmë Gatuzon të punojë i qetë për disa vite. Në derbi pres një ndeshje të ekulibruar”, përfundon Tasoti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"