Tashmë është zyrtare, Juventus rikthen një ish në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2019 | 13:06

Tashmë është zyrtare, Juventus rikthen një ish në ekip

Tashmë është zyrtare. Martin Kaseres rikthehet te Juventusi. Mbrojtësi zëvendëson kështu të larguarin Benatia, i cili pranoi një ofertë nga Katari me një pagë të majme. Kaseres mbërrin nga Lacio dhe bardhezinjtë paguan 600 mijë euro për ta marrë në huazim 31-vjeçarin.

kaseres

Në pjesën e parë të sezonit ai u aktivizua rregullisht te Lacio, duke regjistruar 18 paraqitje. Uruguajani do të kryejë vizitat mjekësore ditën e sotme dhe do të jetë nën urdhërat e Alegrit menjëherë. Ai ka qenë pjesë e torinezve në sezonet 2009-2010 dhe 2012-2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"