Tashmë është zyrtare, Ilir Daja prezantohet te skuadra e Superligës së Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2022 | 13:32

Tashmë është zyrtare, Ilir Daja prezantohet te skuadra e Superligës së Kosovës

Tashmë është zyrtare, Ilir Daja është trajner i ri i skuadrës së Ballkanit në Kosovë.

ILIR DAJA

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i Superligës së Kosovës me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen ish-trajnerit të Partizanit, Tiranës, Dinamos dhe Flamurtarit.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË BALLKANIT –

“????̈?????? ???? ?????⚫️

Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që ???? ???? të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që ????? ?????????? do të jetë ndihmës i tij.

Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.

?? ??????̈ ? ????? ????????̈

#fcballkani #forcaballkani #??”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"