Tashmë bëhet edhe zyrtare, Ardi Mema firmos me Tiranën. Detajet e kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 20:50

Tashmë bëhet edhe zyrtare, Ardi Mema firmos me Tiranën. Detajet e kontratës

Ishte konfirmuar prej ditësh, por vetëm sot, klubi i Tiranës ka zyrtarizuar Ardi Memën si trajnerin e ri të ekipit. Nëpërmjet një postimi, klubi bardheblu bën me dije se në prani të presidentit Refik Halili, Mema ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm.

ardi mema refik halili

Ardian Mema prej ditësh e ka stërvitur ekipin e Tiranës, pas largimit të Ze Marias, ndërkohë që të shtunën zhvilloi edhe një ndeshje miqësore me ekipin U-19, për të parë gjendjen e grupit. Vetëm në një intervistë për mediat ditën e sotme, ai u shpreh se do të kërkojë menjëherë të ndryshojë këtë situatë të vështirë që po kalon Tirana, teksa theksoi se gjendja psikologjike e lojtarëve nuk është e mirë.

ardian mema refik halili1

ardian mema refik halili

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"