Tarifat e larta të internetit në Kosovë, klubi norvegjez bën deklaratën e çuditshme: E mbulojmë ndeshjen kur të shkojë admini në hotel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2021 | 13:11


Tarifat e larta të internetit në Kosovë, klubi norvegjez bën deklaratën e çuditshme: E mbulojmë ndeshjen kur të shkojë admini në hotel

Skuadra kampione e Norvegjisë, Bodo Glimt, u mposht nga Prishtina me rezultatin 2-1, në sfidën e parë të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Bodo Glimt

Ky takim u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa përpara fillimit të ndeshjes, klubi norvegjez ka habitur disi me reagimin në faqen zyrtare në “Twitter”. Arsyeja? Tarifat e larta të internetit në Kosovës. Ky fakt ka kushtëzuar disi zyrën e shtypit të Bodo Glimtit, për të mbuluar me postime në “Twitter”, përballjen ndaj Prishtinës.

Nëpërmjet një statusi, klubi norvegjez sqaroi tifozët, se mbulimi i plotë i ndeshjes do të bëhet kur administratori që merret me faqen, të kthehet në hotel.

“Jemi në Prishtinë! Nuk do të ketë shumë përditësime në ‘Twitter’ gjatë rrugës pasi 20 sekonda me 4G kushton rreth 500 NOK. Mbulimi i plotë (i ndeshjes) në glimt.no kur administratori të kthehet në hotel”, shkroi Bodo Glimt në faqen zyrtare para ndeshjes.

bODO GLIMT2

PANORAMASPORT.AL