Tares i “hanin këmbët”: Do kisha dashur ta luaja unë. Kemi shumë talente te U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2017 | 11:05

Tares i “hanin këmbët”: Do kisha dashur ta luaja unë. Kemi shumë talente te U-21

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Igli Tare, ka ndjekur si tifoz ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë në shkallët e stadiumit “Renzo Barbera” në Palermo dhe në përfundim të sfidës, ka pranuar për mediat italiane se i ‘hanin këmbët” për ta luajtur një sfidë të tillë.

Tare 1

“Ka pasur gjithmonë një lidhej të ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë, do të kisha dashur që këtë ndeshje ta luaja unë”, tha drejtori aktual sportiv i Lacios, i cili gjatë karrierës së tij në Serinë A ka veshur fanellën e Bolonjës, Breshias dhe Lacios.

Pavarësisht humbjes, ai ka bindjen se rritja e mëtejshme e Shqipërisë do të vazhdojë, duke kthyer sytë nga e ardhmja.

igli tare

“Kombëtarja jonë U-21 është e mbushur me talente, e ardhmja është e mirë. De Biazi dhe stafi i tij kanë bërë një punë shumë të mirë, futbolli në Shqipëri është rritur shumë,.

Që nga tani e tutje, rrugëtimi është ende i gjatë, jemi të rinj dhe duam të bëjmë mirë. Kjo ndeshje do të na ndihmojë që të krijojmë eksperiencë”, deklaroi Tare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"