Tare urim special për Canën: Të kam konsideruar gjithmonë si vëllain e vogël, dua të të shoh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2017 | 21:00

Tare urim special për Canën: Të kam konsideruar gjithmonë si vëllain e vogël, dua të të shoh…

Igli Tare, ish-sulmuesi i Kombëtares, i cili aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te skuadra e Lacios, bëri një urim special në emisionin “Exclusive” në Top Channel, të dedikuar Lorik Canës, të cilin Tare e konsideroi si vëlla të vogël.

Tare

“Mban mend që kemi bërë një bisedë së bashku. Një nga dëshirat ishte që të bëje profesionin tim. Ke qenë një bashkëlojtari që të kam konsideruar gjithmonë si mikun dhe vëllain tim të vogël. Do doja të të uroja suksese. Dua të të shoh shumë larg jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe në vend të huaj”, ishin fjalët e Tares në ndërhyrjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"