Tare, thumbim Inzagit para sfidës dhe kërkon ndryshim në kalendarin e FIFA-s: E pamundur kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 18:24

Tare, thumbim Inzagit para sfidës dhe kërkon ndryshim në kalendarin e FIFA-s: E pamundur kështu

Dueli i sotëm me Lacios dhe Interit kthen në Milano për herë të parë Simone Inzagin, i cili ka këtë skuadër për t’iu bashkuar zikaltërve. Një lamtumirë e papritur, që u kthye në këto ditë në temën kryesore para përballjes.

Inzaghi-and-Tare-Source-GDM

Për këtë çështje ka folur për mediat italiane edhe Igli Tare para duelit. “Mendoj se sot për Simone dhe stafin e tij do të jetë një mbrëmje speciale. Kanë bërë një punë të madhe për 5 vite, meritojnë falënderime dhe respekt nga tifozeria jonë. Shpresojmë që nga ndeshja e ardhshme të mund të fitojnë, por sonte duhet të fitojmë ne”, tha Tare.

Ndërkohë, ai foli edhe për faktin se Lacio kishte përgatitur ndeshjen pa llogaritur lojtarët nga Amerika e Jugut që kishin qenë me kombëtaret. “Lojtarët paguhen nga klubet. Të luash një ndeshje të rëndësisë të veçantë si kjo e sotmja me gjysmë skuadre deri 2 ditë para nisjes së saj, është e pamundur. Duhen riparë të gjitha turnetë, pasi në fund ata që paguajnë janë klubet”, tha Tare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"