Tare tërbohet me VAR-in, tifozët kërkojnë bojkot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2017 | 11:23

Tare tërbohet me VAR-in, tifozët kërkojnë bojkot

Lacio nuk është aspak dakord. Dhe përmes drejtorit sportiv, Igli Tare, thotë gjithçka ishte për t’u thënë pas humbjes me Torinon: “Duam qartësi. Ndeshja me Torinon ishte një skandal: ndihemi më shumë se të penalizuar. Lacio mbeti qartësisht e dëmtuar, kërkojmë respekt: gjatë sezonit, një apo dy gabime mund të ndodhin, por po kthehet në zakon”.

tare masa

Tare më pas u ndal te dy episodet e inkriminuara: prekja me dorë e Iago Falkes dhe përjashtimi i Imobiles me karton të kuq: “E nisim nga penalltia. Nëse VAR-i është i nevojshëm, duhet kërkuar. Të gjitha telekamerat e shfaqën në mënyrë të qartë. Ishte një faull i dukshëm me dorë, 11-metërshi duhej dhënë”, u shpreh drejtuesi shqiptar, i skualifikuar disa javë më parë për protestat pas ndeshjes kundër Fiorentinës.

“Kundër Torinos, VAR-i u përdor vetëm në rastin e kontrastit mes Imobiles e Burdisos, i cili i tha arbitrit edhe që Çiro nuk e preku. Është moment delikat dhe për Lacion kjo ishte një mundësi e madhe. Do jemi më të fortë se fati”, përfundoi deklaratën Tare.

PROTESTA – “Ka një kërkesë nga ana e tifozëve për kryerjen e disa akteve protestuese, me hipotezë ekstreme, tërheqjen e skuadrës nga kampionati”. Kështu, Arturo Diakonale, shefi i zyrës së shtypit të Lacio, gjatë ditës së djeshme, u shpreh për mediat italiane lidhur me gabimet në gjykim që karakterizuan kundër Torinos.

Lacio tifozet

Një ideje, të cilës i është bashkuar edhe presidenti i klubit bardhekaltër, Klaudio Lotito, i cili nuk u prononcua për mediat pas ndeshjes, por i qëndroi pranë skuadrës në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë. “Në emër të të gjithë tifozëve kërkoj që të mos ketë më të tilla gabime, duam një kampionat korrekt”, nënvizoi Diakonale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"