Tare shpërthen ndaj gjyqtarëve: Boll më! Po falsifikohet kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 11:49

Tare shpërthen ndaj gjyqtarëve: Boll më! Po falsifikohet kampionati

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, duket tepër i acaruar nga vendimet e gjyqtarit në sfidën e fundit përballë Kaljarit. Në një interviste për “Corriere Dello Sport”, shqiptari ka deklaruar se VAR është përdorur me dy standarde, duke dëmtuar ekipin e Lacios.  Tare e ka konsideruar kampionatin italian si të falsifikuar.

Tare

Nuk iu dha penallti Lacios pas ndërhyrjes ndaj Imobiles dhe nuk u kërkua ndihma e VAR-it, ndërsa me 11-metërshin e Kaljarit ndodhi e kundërta. Pse kishte dy interpretime të ndryshme?

Pikërisht kjo është pyetja, madje edhe e jona. Nuk kam një përgjigje. Thjesht mund ta përsëris, pse dy interpretime të ndryshme. Ajo ndaj Imobiles nuk ishte penallti e zakonshme, ishte dyfish penallti dhe nuk ndodh thuajse kurrë një episod i tillë në futboll. E prek fillimisht një futbollist i Kaljari, pastaj tjetri. E shtrinë në tokë të dy. Nuk mund ta kuptoj si nuk e panë.

Keni biseduar me Guidan? Si iu përgjigj arbitri?

Sipas tij, këtë na ka thënë, nuk kishte dyshime. Nuk ishte penallti.

Pse?

E justifikoi duke folur për simulim. Immobile kishte simuluar rënien.

Atëherë përse nuk e ndëshkoi me karton për simulim? Guida i nxorri karton të verdhë për protesta.

Nëse mendonte se kishte simuluar, duhet ta kishte ndëshkuar me të vërdhë, pikërisht për këtë motiv dhe jo për protestë. Janë disa situata që nuk kanë logjikë. Shikoni penalltinë e dhënë për Kaljari. VAR-i, thotë protokolli, ndërhyn në fund të një aksioni dhe para se të rinisë loja, kur topi është i ndalur për një goditje këndi apo të lirë. Në këtë rast, Guida u ndal nga Gaviluçii gjatë lojës dhe u dha 11-metërsh. Topi ishte në lëvizje.

Si mund të ecet përpara kështu?

Nuk e di. Jemi lodhur duke folur. Nuk e bëmë pas ndeshjes me Juven, që ishte një nga ndeshjet më të bukura të sezonit, pavarësisht se ishte një penallti e qartë. Sepse ndërhyrja e Benatias ndaj Leivas ishte e dukshme. U dëmtuam edhe një javë më parë. Tani e pranojnë edhe ekspertët, që nuk e kanë pëlqyer kurrë Lacion. Jemi dëmtuar para syve të të gjithëve.

Jsanë shumnë episode që rëndojnë në kampionat…

VAR-i na zbritur shumë në klasifikim. Unë them 12 pikë. Të themi vetëm 6? Dakord, janë vetëm 6 pikë, për shkak të interpretimeve të gabuara dhe nga gabimet që janë para edhe në TV, siç ishte goli me dorë i Kutrones gjatë ndeshjes me Milanin. Pozicioni i Lacios sot do të ishte tjetër, nuk them në zonën Champions, por thuasje aty. Kështu po falsifikohet kampionatin ynë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"