Tare sfidon Interin: E dua Kumbullën te Lacio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 20:20

Tare sfidon Interin: E dua Kumbullën te Lacio

Marash Kumbulla është pa diskutim një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa në gjurmët e tij janë vënë disa skuadra si Interi dhe Lacio.auto_Tare_Kumbulla_Syri.net1590560426

Pikërisht këta të fundit duken afër transferimit të mbrojtësit shqiptar, teksa kanë nisur edhe bisedimet me Veronën. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare i cili për “Sky Sports” është shprehur se e do Kumbullën te ekipi i tij, duke shtuar se ai mund të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen.

“Kumbulla te Lacio? Ndoshta ju dini më shumë se unë. (qesh) Ne kemi pasur një takim me drejtuesit e Veronës, pasi jemi të interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit. Kumbulla mund të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen, megjithatë do të kemi edhe një takim tjetër për të bërë dhe e dinim që nuk mund të mbyllnim marrëveshjen që në takimin e parë.”, u shpreh Tare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"