Tare rrit ofertën për Kumbullën, Verona refuzon klubin e Bundesligës gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 17:05

Tare rrit ofertën për Kumbullën, Verona refuzon klubin e Bundesligës gjermane

Verona ka refuzuar një ofertë deri në 20 milionë euro për Marash Kumbullën që vinte nga skuadra gjermane e Lajpcigut. Drejtuesit e Veronës nuk e kanë marrë në konsideratë teksa së fundmi edhe Interi ripërpilon ofertën që ta lërë të huazuar shqiptarin edhe për një sezon.

kumbulla

Ndërkohë, së fundmi, Igli Tare ka rritur ofertën e Lacios. Bardhekaltrit i kanë paraqitur Veronës ofertën 20 milionë euro plus kartonin e futbollistit Andre Anderson. “Corriere dello Sport” bën me dije se propozimi i Lacios ka mbërritur në adresën e verdhebluve të Veronës dhe drejtori Tare pret një përgjigje, megjithëse pak kohë më parë e pranoi publikisht që skuadra kryeqytetase është tërhequr.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"