Tare në kërkim të një mbrojtësi, në “radar” lojtari i Atletiko Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 14:32

Tare në kërkim të një mbrojtësi, në “radar” lojtari i Atletiko Madridit

Diego Godin do të jetë sfida e radhës në merkato për Igli Taren. Drejtuesi shqiptar i Lacios synon të afrojë në kryeqytetin italian mbrojtësin uruguaian, i cili duket në sezonin e tij të fundit me Atletikon e Madridit.

atletiko madrid, godin
|
Largimi i Stefan De Vrij do të lejë një boshllëk të madh në prapavijën e skuadrës së Simone Inzagit dhe presidenti Lotito i ka kërkuar Tares të sjellë një zëvendësues në lartësinë e duhur. Uruguaiani i madrilenëve mund të pranojë një përvojë në Serinë A dhe Lacio shihet si një alternativë e pëlqyer nga vetë i interesuari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"