Tare “luftë” Juventusit e Romës, ofertë skuadrës së Serisë A për mbrojtësin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 9:32

Tare “luftë” Juventusit e Romës, ofertë skuadrës së Serisë A për mbrojtësin e Kombëtares

Juventusi dhe drejtori Paratiçi e kanë piketuar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare që në merkaton e fundit verore të cilën e lamë pas, por pa ia dalë që të gjenin formulën e saktë për ta marrë. Shpërthimi i tij ka bërë që bardhezinjtë ta vëzhgojnë nga afër 19-vjeçarin, i cili shihet si një nga lojtarët më në formë të momentit për prapavijën në Serinë A. 

kUMBULLA58

Igli Tare, si një nga drejtuesit më të zotë kur vjen puna e goditjeve në merkato, nuk ka qëndruar duarkryq dhe siç raporton “Corriere Dello Sport”, ka nisur kontaktet me drejtuesit e Veronës. Me këta të fundit, raportohet se bardhekaltrit dhe vetë Tare kanë raporte të shkëlqyera, duke iu referuar edhe rastit Kaseres, për bashkëpunimin që pati mes klubeve në 2018-ën.

Përgjigjja që Tare ka marrë nga drejtuesit e Veronës, ka qenë se për shërbimet e qendërmbrojtësit 19- vjeçar nevojiten 15–20 milionë euro.

MARASH KUMBULLA

Lëvizja e Tares duket se kap të papërgatitur Juventusin si edhe Romën, që gjithashtu ka shprehur interes, duke u futur në garë me dy gjigantët italianë për shërbimet e djaloshit, i cili në Serinë A ka rrëmbyer të gjithë skenën e vëmendjes. Momentalisht, Kumbulla po rikuperohet nga një dëmtim muskulor dhe përballë Lacios do të jetë në janar, për ndeshjen që shtyhet për shkak të angazhimit të bardhekaltërve në Superkupë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"