Tare “leksion” italianeve pas largimit të Tavekios: Ju duhet nje projekt gjerman!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 15:18

Tare “leksion” italianeve pas largimit të Tavekios: Ju duhet nje projekt gjerman!

Ish-bomberi i Kombëtares shqiptare Igli Tare ka qënë i ftuar në televizionin italian Rai 2, ku për veç të tjerave ka folur edhe për situatën jo të mirë që po kalon futbolli italian. Drejtori sportiv më i mirë në Itali u ka sygjeruar drejtuesve të futbollit atje të aplikojnë projektin gjerman dhe tu japin më shumë besim futbollistëve të rinj.

igli tare

44-vjeçari e njeh mjaft mirë mentalitetin e futbollit gjerman pasi kujtojmë që nga sezoni 1996 deri në 2001 ka mbajtur veshur fanellat e skuadrave si Karslruher, Fortuna Duseldorf dhe Kaiserslautern.

 Tare - Lotito

Në Itali ka kualitet?

Nuk e shikoj situatën kaq tragjike. Në vitet ’90 edhe në Gjermani ishte e njëjta situatë, pas Botërorit duhej bërë një ndryshim gjeneratash. Ishte moment për të besuar te të rinjtë. Tani janë kualifikueset e Europianit dhe duhet besuar te të rinjtë. Veçanërisht, të mëdhatë duhet t’u japin shansin të rinjve.

A është një tragjedi?

Po krijohet një tragjedi dhe nuk jam dakord. Unë e njoh futbollin Italian. Punohet mirë dhe janë 40 të rinj të U-23, pse të mos u besohet atyre me një projekt prej 4 vjetësh?

Po nuk po e kalojmë dot shokun psikologjik?

Shoku ishte shumë i fortë, sepse një Botëror pa Italinë është i paimagjinueshëm. Por te një gjë negative duhet të shohim diçka pozitive, duhet të krijohet një Federatë me ide të qarta, pastaj të merret një trajner i ri, i cili mund të punojë me të rinjtë. Dhe ata italianë kanë kualitet të madh.

A ka një ide të Lacios për Ranierin?

Jo, ai është një tifoz romanist.

Golat më të bukur të javës në Serinë A?

Romanjoli shënoi një gol të bukur, ka cilësi të mira. Torreira po ashtu bëri një gol shumë të bukur dhe është ndër surprizat e kampionatit. Dibala? Është ende i ri dhe ka veshur një fanellë shumë të rëndë.

Tare drejtor

Ju keni besuar te një trajner i ri italian?

Ka trajnerë shumë të zotët, por për fat të keq jemi të fiksuar te rezultatet dhe kjo gjë kushtëzon të rinjtë. Te Lacio i kemi idetë të qarta: një projekt i gjatë dhe këto vite në ekip kanë ardhur shumë të rinj.

Goditja më e mirë?

Janë të gjithë njësoj. Më pëlqen, kur të rinjtë dalin nga të rinjtë tanë, sepse do të thotë se kemi besuar, u kemi dhënë mundësinë. Murxhia? Do të jetë i rëndësishëm për Italinë.

Si u zbulua Luis Alberto, është e vërtetë që donte ta linte futbollin?

Po vëzhgoja një lojtar të Deportivo la Korunjës. Po vëzhgoja Lukas Perez, por pashë Luis Alberton, i cili kishte cilësi të jashtëzakonshme për një skuadër, që luftonte për mbijetesë. Këtu lindi ideja për ta marrë, por erdhi ditën e fundit të merkatos dhe kishte vështirësi për ambientimin. Në janar më tha se e kishte humbur dashurinë për futbollin, por puna e Inzagit ishte e jashtëzakonshme.

Raporti me trajnerin?

Më shumë se profesional. Jemi miq dhe njihemi prej 12 vjetësh. Kemi luajtur bashkë. Bashkë me presidentin i dinim cilësitë e tij dhe ai na e ka shpërblyer me punë dhe trofe.

A është e lehtë të punosh me Lotiton?

Nuk duket kështu nga jashtë, por do të thosha se është presidenti më i mirë, me të cilin çdo person do të preferonte të punonte.

Juventusi?

I mungojnë lojtarë të rëndësishëm, por do të jetë protagonist deri në fund. Po vuan në mesfushë, nuk është ai i viteve të fundit, por pas janarit do të jetë aty ku duhet.

Po përgatisni ndonjë blerje për në janar?

Po, një blerje për mbrojtjen, pasi është i vetmi repart, ku kemi nevojë. E kemi piketuar lojtarin dhe ai nuk është sllav.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"