Tare kopjon Gatuzon për Milinkoviç-Saviç: Po të kisha vajzë, do ia jepja për grua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2022 | 18:40

Tare kopjon Gatuzon për Milinkoviç-Saviç: Po të kisha vajzë, do ia jepja për grua

Sergej Milinkoviç-Saviç mund të quhet pa frikë një nga zbulimet e Igli Tares. Drejtuesi shqiptar i Lacios e mori atë nga radhët e Genk kur ishte një emër i panjohur, duke e kthyer në një lojtar të vlerësuar nga e gjithë bota dhe të shumëkërkuar në merkato.

tare milinkovic

Por përtej vlerësimit si lojtar, Igli Tare e vlerëson edhe si njeri mesfushorin dhe këtë e ka shprehur në një intervistë për “Mozzartsport”, ku fjalët e tij ngjanin paksa me ato të thëna nga Gatuzo për Toni Lato, një nga futbollistët e Valencias. Ai kishte thënë se do të dëshironte që vajza e tij të martohej me një person si Lato.

“Ai erdhi si një djalosh dhe tani është i rritur, pas 8 viteve në klub, për ne tani është një person i rëndësishëm dhe jo vetëm një lojtar. Nuk ka qenë asnjëherë mendjemadh apo arrogant. Është një djalë shumë i edukuar. Dhe si lojtar është diçka tjetër… Mund të bëjë edhe më mirë”, tha fillimisht Tare duke mos shmangur një batutë.

“Nëse ndonjëherë do të kisha një vajzë, do t’ia jepja për grua. A jam mjaftueshëm i qartë? Është një djalë shumë i qetë. Ka shumë respekt për mua dhe e kritikoj gjithmonë. Ndonjëherë, pas ndonjë ndeshje kur luan mirë, vjen të më kërkojë një mendim. I them gjithmonë që nuk është mirë, dhe ai tallet duke më thënë se nuk jam kurrë i kënaqur. I them gjithmonë që të hedhë pas krahëve atë që ka bërë. Në mënyrë që të shohë përpara dhe të rritet”, shpjegoi Tare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"