Tare: Kishim disa probleme me lojtarët e rinj për shkak të Covidit, me trajnerin do takohemi dhe do shohim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 18:07

Tare: Kishim disa probleme me lojtarët e rinj për shkak të Covidit, me trajnerin do takohemi dhe do shohim

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare insiston se skuadra do e tregojë unitetin e saj në muajt në vazhdim. Lacio luan ndeshjen e parë të sezonit të ri sot kundër Kaljarit.

Lacio fitorja dramatike

“Nëse shikoni se me sa lojtarë kemi firmosur, përforcimet e sigurtë që kanë arritur. Kishim disa probleme me lojtarët e rinj të afruar për shkak të Covidit, siç ishte rasti i Muriqit apo i Fares. Por unë mendoj se skuadra do e tregojë unitetin e saj në muajt në vazhdim.

Ne do e takojmë trajnerin së shpejti, mendoj se në fund të merkatos dhe pastaj do shohim”, ka thënë Tare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"