Tare kërkon një kampion bote, Lacio interesohet për finalistin e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 13:41

Tare kërkon një kampion bote, Lacio interesohet për finalistin e Champions-it

Lacio është e interesuar për Julian Draksler, i cili duket se do largohet nga PSG. “Corriere Dello Sport”, pretendon se Igli Tare mund të bëjë një lëvizje për lojtarin gjerman këtë javë.

draksler

Gazeta shkruan gjithashtu se PSG i’a ka ofruar Drakslerin, Interit, Romës dhe Milanit, me francezët që kërkojnë 15 milionë euro. Problemi i Lacios qëndron se gjermani merr një pagë të lartë prej 7 milionë eurosh tek PSG.

Kontrata e Drakslerit me finalistët e Championsit skadon në 2021 dhe gjermani nuk është në planet e trajnerit Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"