Tare inkurajon Lacion: Keni qenë fantastik, nuk ka mbaruar ende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 18:08

Tare inkurajon Lacion: Keni qenë fantastik, nuk ka mbaruar ende

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare ka inkurajuar skuadrën pas disfatës ndaj Milanit. Sipas shqiptarit ekipi duhet të rikthehet në fushë dhe të mos demoralizohet. Lacio qëndron 7 pikë pas Juventusit kryesues, pas humbjes së dytë në tre ndeshje ku ka lëshuar shumë terren në luftën për titull.

Lacio

Por drejtori sportiv i Lacios, Tare dëshiron ta shikojë ekipin sa më shpejt në këmbë dhe të mendojnë për sfidën e rradhës kundër Leçes. “Ju jeni të fortë, ju keni qenë fantastik”, i tha skuadrës nëpërmjet “Corriere dello Sport” Tare. ”Nuk duhet të demoralizoheni por të mendojmë për ndeshjen e rradhës ndaj Leçes.

Jeni të lodhur, pushoni dhe ringrihuni menjëherë. Ju keni dhënë gjithçka. Nuk ka mbaruar ende”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"