Tare i fiksuar me shqiptarët, do bomberin e Kosovës që luante dikur për Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 23:42

Tare i fiksuar me shqiptarët, do bomberin e Kosovës që luante dikur për Teutën

Igli Tare vazhdon të tentojë afrimin e lojtarëve shqiptarë te Lacio. Këtë herë drejtori sportiv po përpiqet të afrojë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

auto_vEDATmURIQI1560493280-1

Sulmuesi ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Fenerbahçe, që ka bërë që në gjurmët e tij të vihen skuadra të mëdha, si Totenhemi dhe së fundmi Lacio.

Muriqi, i cili në të kaluarën ka luajtur për Teutën dhe Besën e Kavajës, sezonin e mund ta shikojmë në Serinë A.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Tare e shikon kosovarin si zëvendësuesin ideal për Kaisedon, i cili pritet të largohet këtë sezon nga Lacio. Gjithashtu një alternativë tjetër është edhe sulmuesi i Realit, Borha Majoral, i cili gjithashtu pëlqehet nga italianët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"