Tare bën pakt me Murinjon, gati “bomba” e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 9:42

Tare bën pakt me Murinjon, gati “bomba” e merkatos

Pas arkivimit të praktikës Ligë e Europës, Lacio i rikthehet kampionatit. Teksa skuadra përgatit sfidën e radhës, edhe Igli Tare punon me ritme të larta për merkaton e janarit. Një nga çështjet e nxehta në kampin bardhekaltër është ajo e Sergej Milinkoviç Saviç.

Sergej-Milinkovic-Savic-621410

 

Serbi ka përfunduar në radarët e Mançester Junajtid me Murinjon që duket se e monitoron prej kohësh dhe mund të ofrojë deri në 55 milionë euro. Vetë Tare ka pranuar interesin e klubeve më të mëdha europiane për mesfushorin, por njëkohësisht ka nënvijëzuar se:

murinjo

“Lacio nuk ka nevojë të shesë askënd, por kur ofertat janë të çmendura dhe lojtari dëshiron largimin, klubi ka pak gjëra në dorë”. Këtë koncept drejtori sportiv i Lacios e ka nënvijëzuar edhe ditën e djeshme duke thënë:

igli tare

“Jemi kualifikuar në Europë, në kampionat po ecim mirë dhe jemi solidë ekonomikisht. Do të synojmë gjithmonë te të rinjtë, pasi ata janë e ardhmja”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"