Tare bën “mrekullinë”, mbrojtësi refuzon gjigandët e Italisë për Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 10:06

Tare bën “mrekullinë”, mbrojtësi refuzon gjigandët e Italisë për Lacion

Pas muajsh bisedimesh, Lacio dhe Stefan de Vrij tashmë janë shumë pranë rinovimit.

Mungon ende akordi total mes palëve, por sinjalet e fundit janë shpresëdhënëse dhe zyrtarizimi mund të vijë brenda ditës së hënë, kur qendërmbrojtësi do i japë përgjigjen përfundimtare Igli Tares.

As Roma 08 01 2017 campionato di calcio serie A Lazio Crotone Stefan De Vrij PUBLICATIONxNOTxIN

Oferta e drejtorit sportiv shqiptar për të bindur holandezin është 2,5 milionë euro në sezon (për një vit, maksimumi dy) plus bonuse, për një total prej rreth 3 milionësh.

Një gjysmëmrekulli, pra, ajo e Tares, që kështu ka larguar pretendentët për 25-vjeçarin (nga Barcelona te Interi) dhe i ka vendosur të gjithë dakord.

Lacio do evitojë ta humbasë lojtarin me zero (klauzola do jetë rreth 20-25 mln), ndërsa holandezit do i dyfishohet paga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"