Tare bëhet gati për një sezon të madh te Lacio: Zakonisht kur kam ndjesi të tilla…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 18:41

Tare bëhet gati për një sezon të madh te Lacio: Zakonisht kur kam ndjesi të tilla…

Lacio zbret sot në fushën e lojës përballë Bolonjës për t’i dhënë edhe ajo startin pjesëmarrjes në Serinë A. Një pjesëmarrje që sheh skuadrën bardhekaltër si një prej ekipeve që do të luftojnë për të qenë në katërshen e parë. I bindur duket edhe Igli Tare, i cili para fillimit të takimit ka folur për mediat italiane, duke sqaruar se ishin plotësuar kërkesat e trajnerit dhe se ekipi ishte i gatshëm dhe konkurrues për të bërë më mirë se në edicionin e kaluar.

igli tare

“Kjo Lacio i afrohet kërkesave të trajnerit, por ky sezon lind mbi atë që është bërë në sezonin paraardhës. Ndoshta edhe kemi tejkaluar projektin që kishim menduar, kishim parashikuar 6 blerje por kemi bërë 8 dhe janë ndryshuar 14 lojtarë në vitin diellor. Trajneri tani mund të transmetojë lojën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Luis Alberto? Nuk do të lëvizë. Do të luajë me fanellën e Lacios edhe në këtë sezon.

Mbrojtësi i majtë? Çdo zgjedhje që kemi bërë është ndarë me Sarrin. Skuadra është shumë konkurruese edhe kështu siç është, ka zgjidhje të ndryshme dhe jemi të lumtur për këtë.

A është i kënaqur Sarri me merkaton? Po, kemi bërë gjithçka bashkë me të. Jemi një skuadër shumë e re, mosha mesatare është ulur me tre vite. Bëhen shumë ndryshime, duhet pak kohë, të fitosh të ndihmon të fitosh, kemi një mundësi të madhe dhe një publik të madh përkrah nesh, ky sezon nuk mund të fillonte më mirë.

Objektiv vendi i katërt? Ne bëjmë vlerësime duke u bazuar mbi ndjesitë që kemi gjatë fazës përgatitore. Shoh një skuadër të uritur dhe shumë entuziazëm. Zakonisht kur kam pasur ndjesi të tilla kemi bërë sezone të rëndësishme. Nuk duhet të shohim të tjerët por të mendojmë vetëm për veten, duke ndjekur objektivat që kemi vendosur, jam shumë besimplotë dhe mendoj se mund të jetë një sezon ku Lacio do të jetë protagoniste”, theksoi Tare para fillimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"