“Tani t’i kthehemi jetës normale”, dy futbollistët e vegjël shërohen nga koronavirusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2020 | 23:45

“Tani t’i kthehemi jetës normale”, dy futbollistët e vegjël shërohen nga koronavirusi

Dy futbollistët e rinj të akademisë së Ballkanit në Kosovës Ledion dhe Dion Kolgeci janë shëruar nga koronavirusi .
GJH1

Dy vëllezërit ishin infektuar me COVID-19 prej mëse një muaji dhe tashmë pas testeve të fundit të kryera në Urgjencën Kombëtare në Prishtinë kanë marrë rezultatet e shumëpritura.

Lajmin e dha babai i dy djemve, Nazmi Kolgeci, i cili falenderoi të gjithë dashamirësit që dhanë mbështetje për familjen e tij.

“Më në fund negativ me Covid-19 .Tani i kthehemi jetës normale.Faleminderit të gjithëve që u interesuat për familjen time”, shkruan babai i dy vëllezërve futbollistë Kolgeci.

foto1111

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"