Tani s’ka më asnjë dyshim, gazetarja e sportit publikon foto krah aktorit të njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 16:38

Tani s’ka më asnjë dyshim, gazetarja e sportit publikon foto krah aktorit të njohur

Nuk ka më asnjë dyshim se gazetarja italiane Dileta Leota është në një lidhje dashurie me aktorin  e famshëm turk, Can Yaman.

 

 

 

 

 

 

 

Pas yllit të kinematografisë turke, edhe bukuroshja italiane publikoi një foto romantike krah 31-vjeçarit.

Në imazhin e ëmbël, dyshja shihen duke përkëdhelur një kalë të bardhë, ndërsa Can Yaman mban dorën në shpinën e gazetares së njohur.

“Na ishte një herë e një kohë …”– shkroi Diletta Leotta krahas fotos, ku duken shumë të dashuruar.

Raportimet se aktori dhe gazetarja ishin në një lidhje dashurie, nisën pasi ata u kapën mat në një hotel në Romë.

Fillimisht ata nuk reaguan, ndërsa tani kanë vendosur që të mos fshihen më. Vetëm 5 ditë më parë, Can Yaman publikoi foton e parë krah biondes seksi teksa bënin qitje.

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"