Tani quajeni “CR30”, Ronaldo: Jemi një grup madhështor…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2019 | 9:22

Tani quajeni “CR30”, Ronaldo: Jemi një grup madhështor…

Këtë herë fitorja nuk kishte “firmën” e tij, ndonëse nëse nuk do të kishte qenë për atë, ndoshta finalja nuk do të kishte qenë aq e sigurt, pa tripletën ndaj Zvicrës, në gjysmëfinale.

Ronaldo

Emri i Kristiano Ronaldos është një garanci suksesi, sepse trofeu i Ligës së Kombeve ishte i 30-ti në karrierën e tij, por merr edhe më shumë vlerë, duke qenë se korrespondon me suksesin e dytë europian, me kombëtaren e vendit të tij, ndërsa rivali i tij më i madh, Lionel Mesi, nuk ka fituar ende asnjë me Argjentinën.

Kampionët në fuqi të Europës shtojnë edhe më shumë prestigjin në kontinentin e vjetër, por ai që merr edhe më shumë vlera është pikërisht Ronaldo, i cili ngriti si kapiten edhe trofeun e Ligës së Kombeve.

Dhe në pritje për të parë nëse do të mund të jetë protagonist në Botërorin “Katar 2022” (trofeu u vetëm që i mungon në planetin e futbollit), trofetë e tij bëhen 30: dy me Portugalinë, një me Sportingun e Lisbonës, dhjetë me Mançester Junajtid, pesëmbëdhjetë me Realin e Madridit dhe dy në vitin e parë me Juventusin.

Në aspektin personal, “Topat e Artë” janë katër, por ndoshta duke mundur rivalin direkt në finalen e djeshme, holandezin Virxhil De Jong, fituesin e Championsit me Liverpulin, 34-vjeçari mund të ketë kaluar në avantazh edhe për të pestin.

Gjithsesi, CR7 nuk është ai egoisti që të gjithë mendojnë, sepse edhe natën e djeshme ua la skenën shokëve të tij, përballë gazetarëve, duke u limituar së deklaruari në ecje e sipër, teksa ngjitej në autobusin e skuadrës: “Jemi një grup fantastik, por s’keni parë ende asgjë se çfarë mund të bëjmë. Jemi sërish kampionë Europe”, tha Ronaldo duke qeshur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"