Tani Pepe do të quhet legjendë! Goli e bën rekordmenin e të gjitha kohëve në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 21:05

Tani Pepe do të quhet legjendë! Goli e bën rekordmenin e të gjitha kohëve në Botëror

Kepler Laveran de Lima Ferreira nga sot është një legjendë e futbollit botëror, pasi ka thyer një rekord në Kupën e Botës. Mbrojtësi portugez, që të gjithë e njohin vetëm si Pepe, ka shënuar ndaj Zvicrës sot në ndeshjen e fazës me eliminim direkt dhe kaq i mjaftoi që të kalojë një emër legjendar të futbollit botëror si Roxher Milla, duke e lënë pas ish-sulmuesin kamerunas.

pepe

Me golin e shënuar sot, në moshën 39 vjeç e 283 ditë, Pepe është bërë futbollisti më i vjetër i cili shënonte në një fazë me eliminim direkt të Kupës së Botës në të gjithë historinë e këtij turneu. Milla mbante rekordin e mëparshëm me golin e tij ndaj Kolumbisë në moshën 38 vjeçare e 34 dítë në vitin 1990.

Ndërkohë, goli i shënuar nga Gonçalo Ramos po në ndeshjen ndaj Zvicrës, e bëri atë portugezin më të ri që realizonte në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, në moshën 21 vjeçare e 169 dítë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"