“Tani na kanë mbetur edhe 7 finale”, flet Shehi: Jemi në një moment të mirë, Tirana ka…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 14:06

“Tani na kanë mbetur edhe 7 finale”, flet Shehi: Jemi në një moment të mirë, Tirana ka…

Kukësi do të përballet ditën e nesërme me Laçin, në një ndeshje shumë të vështirë për ekipin e Shehit, që do të kërkojë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar në një gafë të Tiranës dhe për të tentuar titullin kampion.ORGES SHEHI

Në prononcimin para ndeshjes, trajneri Shehi është shprehur se tani skuadrës i kanë mbetur edhe 7 finale, në të cilat do përpiqet të marrë maksimumin dhe fitoret.

“Jemi në një situatë shumë të mirë dhe jemi koshientë që duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, pasi është e vetmja mundësi që ne të jemi pranë objektivave. E dinim që në fillim që do ishte një situatë e vështirë dhe do të kishte ngjeshje ndeshjesh, por mund të them se jemi të kënaqur nga gjendja e skuadrës sonë. Përjashtim bën Obanor,  i cili u dëmtua në ndeshjen me Apoloninë.Shehi

Sigurisht që nuk është njësoj si të luash në vapë dhe në një kohë të freskët. Shpresoj që ndeshjet si vendas t’i luajmë natën, por kjo mbetet për tu diskutuar. Tirana? Sipas mendimit tim çdo skuadër ka objektiavt e veta. Ne kemi objektivat tona dhe duhet të fitojmë ndeshjet tona në vazhdim dhe në këtë mënyrë jemi të fokusuar vetëm te ndeshjet tona. Kishim 10 finale, tani kanë mbetur edhe 7 të tilla, të cilat do provojmë t’i fitojmë.”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"