“Tani mund të vdes i qetë”, Kimish: Nuk duam të ndalemi me kaq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 10:15

“Tani mund të vdes i qetë”, Kimish: Nuk duam të ndalemi me kaq

Një trofe që i mungonte aq shumë, Zhoshua Kimish tani mund të vdesë i qetë. Trofeu i Champions-it është në duart e tij. Gjermani shpërtheu në lot pas përfundimit të ndeshjes duke bërtitur nga gëzimi. “Është dita më e bukur e karrierës sime. Kur fiton një trofe të tillë me vëllezërit e tu në fushën e lojës, është një ndjesi e papërshkrueshme. Jam shumë i lumtur”, tha mesfushori gjerman që në ndeshjet e fundit luajti mbrojtës i djathtë në vend të francezit Pavar që ishte i dëmtuar.
joshua-kimmich-gibt-auch-beim
I pyetur nëse ky ishte trofeu më i rëndësishëm në karrierën e tij, Zhoshua tha: “Në rank klubesh po. Tani mund të vdes i qetë (qesh). Por sigurisht që nuk dua të ndalem me kaq, pasi dua të fitoj sërish në të ardhmen. Ishte një sezon fantastik nga e gjithë skuadra, fituam gjithçka në një kohë aspak të lehtë, – tha Kimish. – Tani do të festojmë dhe më pas do të mendojmë për të ardhmen, mezi po presim të kthehemi në shtëpi me trofeun në duar. Champions-i është edhe për tifozët të cilët na kanë mbështetur pa masë gjatë sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"