“Tani jam qetësuar pak”. Nga Seria A te Shqipëria, flet Edi Reja: Dua lojtarë nga Superiorja në Kombëtare, Asllani ka nevojë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 11:25


“Tani jam qetësuar pak”. Nga Seria A te Shqipëria, flet Edi Reja: Dua lojtarë nga Superiorja në Kombëtare, Asllani ka nevojë për…

Edi Reja shpreson që në radhët e përfaqësues shqiptare, të fillojë të shohë gjithnjë e më shumë lojtarë nga kampionati shqiptar. këtë ai e ka shprehur në një intervistë të dhënë për ”Tuttomercatoweb” teksa ishte i pranishëm në stadium për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë U19 dhe Italisë U19 që u zhvillua dje në Koverçiano dhe u mbyll me suksesin 3-0 të italianëve.

reja

“Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, më pas doli në pah diferenca në cilësi dhe strukturë. Por po rritemi. Në Shqipëri po punohet mirë, stafi është thuajse i gjithë italian, kemi 3 vite atje dhe po bëjmë një punë të mirë. Shpresojmë që të dalin në pah lojtarë për Europianin e ardhshëm, do të donim të punonim edhe me lojtarë që marrin pjesë në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm me ata që luajnë jashtë”, tha fillimisht Reja.

Çfarë mendoni për të rinjtë italianë që shkojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit?
Tregu është bërë ndërkombëtar. Edhe ne në Itali peshkojmë në Afrikë… Sektorët e të rinjve po peshkojnë nga jashtë tani. Përsa i përket ekipit kombëtar, unë e kuptoj problematikën, nëse shikojmë ekipet italiane, ato janë pothuajse të gjitha me të huaj, me disa përjashtim të skuadrave provinciale. Klubet e huaja kanë mundësi të ndryshme nga pikëpamja financiare, shpeshherë janë superiore ndaj atyre italiane.

Çfarë pret nga Seria A dhe në veçanti nga ish-skuadrat?
Shpresoj që Napoli të mund të bëjë njësoj si vitin e kaluar edhe pse janë larguar lojtarë të rëndësishëm. Por ata po punojnë për të afruar disa lojtarë dhe për ta bërë ekipin konkurrues. Më pëlqen Milani, ata mendojnë shumë për nënshkrimet. Ata janë të gjithë lojtarë funksionalë për projektin e Piolit. Interi bëri paraqitje të mirë para fillimti të sezonit, por ende nuk ka treguar atë që prisja.

Si e shihni Lacion?
E shoh Sarrin që vazhdimisht kërkon disa lëvizje… Shpresoj që këta trajnerë të kënaqen për të krijuar skuadra gjithnjë e më konkurruese. Edhe Gasperini ankohet shpesh por bën mirë, përplas grushtet kur ndoshta nuk arrin ndonjë objektiv. Pastaj janë gjithmonë trajnerët ata që e pësojnë…

REJA SI ALEGRI

Mes trajnerëve në shpërthim, a ju pëlqen Italiano?
Më pëlqeu vitin e kaluar dhe atë të mëparshmi, ai po bën mirë. Është një trajner me karakter, shumë i pasionuar, si unë, edhe pse jam qetësuar pak tani. Për mendimin tim ai po bën shumë mirë.

Si e vlerësoni transferimin e Asllanit te Interi?
Asllani, kur ka luajtur ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Unë e bëra të debutonte në miqësoret e fundit dhe tregon personalitet të madh. Ai ka nevojë për eksperiencë për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm, por ai ka treguar që  tani gjëra të mira.

Po për Bajramin i cili është objektivi i merkatos i Fiorentinës?
Shpresoj që Fiorentina ta marrë atë, ai është një lojtar i talentuar. Te Empoli ai tregoi gjëra të mëdha, ai duhet të gjejë vazhdimësinë, por te Fiorentina aktuale ai mund të gjejë vend, ai mund të përshtatet si lojtar krahu. Unë e kam vënë të luajë në të majtë, sheh portën dhe ka goditje të mirë. Ai mund të përshtatet me të gjitha rolet pas sulmuesit, ka cilësi nga pikëpamja teknike dhe shpejtësi.

PANORAMASPORT.AL