“Tani e njoh Dudelanzhin”, Orges Shehi: Dua përforcime, nuk kam organikë të mjaftueshme për lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 20:57

“Tani e njoh Dudelanzhin”, Orges Shehi: Dua përforcime, nuk kam organikë të mjaftueshme për lojë

Orges Shehi është i bindur se Tirana e tij do të bëjë mirë në Europë. Në një prononcim nga Turqia për “Panorama Sport”, Shehi tregon se çfarë është bërë këto kohë në grumbullim dhe si është përgjigjur skuadra.

Shehi Osmani Vangjeli

“Përgatitja shkoi mirë! Përgjithësisht jam i kënaqur nga ajo që ka dhënë skuadra dhe nga ajo që kanë dhe çunat në stërvitje dhe miqësore”, tha në fillim Shehi.  Numri një i stolit të bardhebluve tha se skuadra ka nevojë për lojtarë të tjerë sepse organika nuk është e plotë.

“Po, kemi nevojë për përforcime. Nuk jemi të plotë në organikë”, deklaroi Shehi. Dudelanzhi është një skuadër shumë e fortë, sidomos në mbrojtje. Vetë Shehi pranon se e ka analizuar me kujdes ekipin kundërshtar, duke i parë pothuajse çdo ndeshje. “Kemi një ide se çfarë bën kundërshtari. Kemi parë pothuajse shumicën e ndeshjeve që kanë luajtur vjet në kampionat, por në këtë fazë përgatitore kanë ndryshuar 2 lojtarë në mbrojtje. Nga ana tjetër, ndeshja e parë apo e dytë s’ka rëndësi se ku luhet”, mbylli Orges Shehi.

NDESHJA – Bardheblutë duhet të udhëtojnë në fillim dhe më pas të përballen me luksemburgasit. Tirana do të luajë më datë 6 korrik në Luksemburg ndeshjen e parë me Dudelanzhin. Sfida do të nisë në orën 19:30. Nga ana tjetër, bardheblutë do të presin luksemburgasit në datën 12 korrik, ora 20:00, në “Air Albania”.

Nëse kualifikohen, kampionët e Shqipërisë luajnë në turin e dytë me fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë. Nëse Tirana eliminohet nga Champions-i, në turin e dytë të Konferencë Ligës përballet me humbësin e ndeshjes Zrinjski-Sherif Tiraspol.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"