“Tango” e sulmit, Higuain vetëm një gol para Ikardit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 9:35

“Tango” e sulmit, Higuain vetëm një gol para Ikardit

Inter-Milan vë përballë dy nga sulmuesit më të fortë të kampionatit italian, ndoshta edhe të Europës. Nuk është thjesht një ndeshje mes dy ekipeve të qytetit, është gjithashtu një derbi argjentinas mes Mauro Ikardit dhe Gonzalo Higuainit. Dy liderët e formacioneve, atij zikaltër dhe atij kuqezi, do të kërkojnë të udhëheqin skuadrat e tyre drejt një triumfi që vlen shumë.

KRAHASIMI Është shndërruar në një temë më vete krahasimi mes dy bomberave argjentinas.

higuainicardi

Dikush pëlqen lëvizjet e Ikardit në zonë, të tjerë pëlqejnë lëvizshmërinë e Higuainit jashtë saj. Dikush zgjedh intuitën e kapitenit të Interit për të shënuar me kokë, dikush zgjedh goditjet e Pipitës nga jashtë zone. Cilido ka karakteristikat e veta dhe për të dyja skuadrat janë lojtarë vendimtarë në këto momente. “Opta” i ka vendosur përballë njëri-tjetrit dy argjentinasit sepse shifrat nuk gënjejnë kurrë. Ato tregojnë të vërtetën dhe në këtë rast, Gonzalo Higuain është një hap përpara Ikardit për golat e shënuar dhe goditjet në portën kundërshtare. Le ta nisim nga ky i fundit. Ka luajtur 5 ndeshje në Serinë A dhe ka shënuar 4 gola me fanellën kuqezi. Ai ka provuar gjithashtu më shumë sesa Ikardi të godasë portat kundërshtare (20 me 15). Kapiteni i Interit për momentin ka shënuar 3 gola në kampionat në 6 ndeshje të luajtura.

stat

ÇFARË BARAZIE Por, çfarë ekuilibri kanë të dy sulmuesit në të dhënat e tjera të paraqitura nga “Opta”. Saktësia e goditjeve dhe “shënjestrimi” i kuadratit të portave kundërshtare është 50 për qind për të dy, po ashtu si përqindja e realizueshmërisë. Si Higuain ashtu dhe Ikardi shënojnë 20 për qind të goditjeve të tyre. Po ashtu është e njëjtë edhe shifra e prekjes së topave në zonën kundërshtare: 27 për secilin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"