“Tallje” në Vlorë, Flamurtarit i largohet lojtari pa ardhur mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 8:32

“Tallje” në Vlorë, Flamurtarit i largohet lojtari pa ardhur mirë

Në Vlorë është një situatë përtej alarmantes. Bllokimi i merkatos për tri sesione radhazi është alarmi i madh i rënë në klub që nga muaji shtator, por deri më tani nuk është bërë asnjë lëvizje nga drejtuesit që të mund të likuidojnë borxhin për të tentuar më pas edhe një shans nga FIFA për zhbllokimin e saj.partizani flamurtari1

Diçka e tillë ende nuk ka ndodhur dhe pavarësisht kësaj, në Vlorë vijojnë të bëjnë veprime për spektakël dhe shou. Kur dihet që ekipi ka merkato të bllokuar për 3 sesione, në skuadër janë afruar disa elementë që presin premtimet e drejtuesve që të bëhen realitet dhe ata të kenë shansin që të federohen me Flamurtarin.

Si për ta bërë tallje të radhës këtë situatë që po kalohet në Vlorë, mjafton largimi i ish-lojtarit me të kaluar te Milani. Taje Taivo është larguar nga Vlora dhe ky është një tjetër tregues jo serioziteti në Vlorë.Flamurtari2

Deri në ditët e fundit të merkatos së transferimeve, në Vlorë ka shpresë sado të pakët se premtimet e shumta mund të kenë bazë vërtetësie dhe ekipit t’i rihapet merkatoja që të federojë disa afrime për pjesën e dytë të sezonit. Në të kundërt, Flamurtarin e pret një edicion ndër më të errëtit në histori…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"