Tallje epike e Ançelotit me presidentin e UEFA-s: Ne të paaftë me 13 Champions? Po të tjerët atëherë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 19:29

Tallje epike e Ançelotit me presidentin e UEFA-s: Ne të paaftë me 13 Champions? Po të tjerët atëherë…

Akuzat e Aleksander Çeferin ndaj drejtuesve të tre klubeve që vazhdojnë t’i qëndrojnë besnike Superligës, kanë marrë sot një përgjigje të papritur nga trajneri i Real Madrid, Karlo Ançeloti. Presidenti i UEFA-s deklaroi një ditë më parë se Reali, Barça dhe Juventusi kishin drejtues të paaftë.

anceloti

Këto deklarata mirën një përgjigje nga trajneri i madrilenëve, i cili nuk kurseu ironinë ndaj Çeferin në fjalët e tij sot para mediave.

“Më duket e çuditshme që një organizatë kaq e rëndësishme sa UEFA të flasë në këtë mënyrë për një president të një klubi që ka fituar 13 Champions. Nëse është i paaftë kush ka fituar kaq shumë, atëherë të tjerët çfarë janë?”, ishte batuta ironike e Ançelotit në konferencë për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"