Talenti Tiranës drejt Turqisë, zbulohet skuadra që kërkon të blejë kartonin e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 23:04

Talenti Tiranës drejt Turqisë, zbulohet skuadra që kërkon të blejë kartonin e sulmuesit

Klubi i divizionit të dytë të futbollit turk Menemenspori interesohet për të transferuar sezonin e ardhshëm sulmuesin e talentuar të Tiranës Ernest Muçi.

mucii

Media turke “liderhaber.org” shkruan se duke parë paraqitjet pozitive të dy ish-futbollistëve të Laçit Gentian Selmanit dhe David Domgjonit, ka thelluar interesin për futbollistët e kampionatit shqiptar. Sipas kësaj mediaje, në syrin e Menemensporit është shfaqur sulmuesi 19-vjeçar i Tiranës Ernest Muqi.

Falë paraqitjeve mbresëlënëse këtë sezon me fanelën bardheblu duke realizuar një dopietë në derbin 28 shkurtit kundër Partizanit, Muçi ka joshur Menemensporin aq sa klubi turk do të ulet në bisedime me Tiranën pas përfundimit të sezonit.

muci
Faksimile e “liderhaber.org” për interesimin e Menemensporit për sulmuesin e Tiranës Ernest Muçi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"