Talenti spanjoll kërkohet nga Milani, e konfirmon trajneri: Nesër nuk do të luajë me ne sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 17, 2020 | 19:48


Talenti spanjoll kërkohet nga Milani, e konfirmon trajneri: Nesër nuk do të luajë me ne sepse…

Prej kohësh flitet se Dani Olmo mund të transferohet te Milani, me kuqezinjtë që kanë nisur bisedimet me të.Dani-Olmo

Lojtari pëlqehet shumë nga Boban, i cili u përpoq ta merrte atë edhe në verë, por nuk ia doli. Në këtë situatë italianët kanë rikthyer interesin për talentin spanjoll, i cili duket shumë afër kuqezinjve.

Këto zëra i ka konfirmuar edhe trajneri i Dinamo Zagrebit,  Nenad Bjelica, i cili ka konfirmuar se Olmo nuk do të luajë në miqësoren e nesërme, për shkak të bisedimeve me një klub tjetër. “Olmo nuk do të luajë nesër. Ne të gjithë e dimë se ai është në bisedime për transferimin te një klub i ri dhe ende nuk e dimë se kur do të ndodhë finalizimi. Sidoqoftë ai është në gjendje të mirë dhe po stërvitet mirë.”, u shpreh Bjelica.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com