Talenti shqiptar i Bajernit merr vendimin, ja cilën kombëtare do të përfaqësojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 21:22

Talenti shqiptar i Bajernit merr vendimin, ja cilën kombëtare do të përfaqësojë

Kohët e fundit, Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, ishin vënë në ndjekje të talentit shqiptar të Bajernit, Meritan Shabani. As Shqipëria e as Kosova nuk kanë arritur të bindin talentin e lindur në Mynih, teksa ai ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë. Mesfushori debutoi me fanellën e “panzerave” në takimin miqësor mes Gjermanisë U20 dhe Holandës U20.

1169231_original

19-vjeçari ka postuar së fundmi foto nga ky debutim me fanellën e Gjermanisë në rrjetin social “Instagram”, duke i mbyllur derën Kombëtares shqiptare dhe asaj kosovare.

qdawdwa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"