Talenti shqiptar dhuron spektakël, i jep fitoren Dinamos së Zagrebit në “derbin” ndaj Grezdës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 8:58

Talenti shqiptar dhuron spektakël, i jep fitoren Dinamos së Zagrebit në “derbin” ndaj Grezdës

Talenti i Kombëtares U-19 të Shqipërisë, Bernard Karrica ishte protagonist ditën e djeshme në miqësoren Dinamo e Zagreb-Osijek, ku i dhuroi fitoren skuadrën kryeqytetase, në “derbin” kundër patriotit të tij Eros Grezda.

karrica2

Dinamo kaloi e para në avantazh në minutën e 20-të me anë të Kulenoviç, ndërkohë që Karrica, dyfishoi rezultatin në minutën e 78-të. Shqiptari kishte vetëm 8 minuta që ishte future në lojë, teksa la menjëherë gjurmë në këtë sfidë. Një minutë më pas miqtë e Osijekut ngushtuan diferencën por vetëm kaq.

karrica9

Pavarësisht se ishte thjesht një miqësore, të dy skuadrat shfaqën agresivitet në fushën e lojës, duke e konsideruar si një sfidë normale kampionati.

Grezda

Për sa i përket Eros Grezdës, futbollisti i Kombëtares, bëri një paraqitje të mirë, por pa mundur të shënojë. Ai u zëvendësua në minutën e 70-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"