VIDEO/ Talenti Shpresave abonohet me golin, i dhuron një tjetër fitore skuadrës kryesuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 0:06

VIDEO/ Talenti Shpresave abonohet me golin, i dhuron një tjetër fitore skuadrës kryesuese

Talenti i Kombëtares U-21, Arbnor Muçolli duket se është abonuar me golin në kampionatin danez me fanellën e Vejles. Mesfushori 20-vjeçar, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Frederikës të vlefshme për javën e 27-të të kampionatit.

Mucolli

Në minutën e 43-të shqiptari kaloi në avantazh skuadrën e Vejles, ndërkohë që Montano dyfishoi rezultatin në minutën e 88-të, duke vulosur fitoren.

Me këtë triumf, skuadra ku aktivizohen edhe 2 futbollistët e tjetër të Kombëtares, Arlind Ajeti dhe Ramadani, duket se ka blinduar vendin e parë me një diferencën +8 nga ndjekësit e Viborg kur kanë mbetur edhe pak javë për t’u luajtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"