Talenti që po thyen barriera, Erling Haland mahnit Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 10:27

Talenti që po thyen barriera, Erling Haland mahnit Europën

Erling Haland është shndërruar në protagonistin më të madh të merkatos na javët e fundit dhe premton se do të jetë akoma më shumë kur gjërat të rikthehen në normalitet. Sulmuesi norvegjez po thyen çdo barrierë dhe po i surprizon të gjithë me golat dhe lojën e tij.

haland

Borusia e Dortmundit ishte ajo që përfitoi në merkaton e dimrit duke e transferuar për 20 milionë euro, një shifër që duket qesharake kur mendon se sa miliona janë shpenzuar për lojtarë të tjerë. Skuadrat e mëdha në Europë pyesin veten pse nuk e transferuan më parë këtë lojtar dhe po përgatitin planin për t’u hedhur në sulm në merkatot e ardhshme.

E vërteta ëstë që Borusia e Dortmundit është një specialiste për t’u dhënë besim lojtarëve të rinj, të cilët në pak kohë shumëfishojnë vlerën e tyre duke u përshtatur në mënyrë fantastike. Nuk është një taktikë e aktualitetit, por që ndiqet prej vitesh. Në skuadrën aktuale të Dortmundit ka lojtarë si Sanço (19 vjeç), për të cilin u paguan 6 milionë euro dhe tani vlera e tij është 70 milionë, Xhovani Reina është 17 vjeç dhe vlera e tij është shumëfishuar. Vitin e kaluar skuadra gjermane shiti Kristian Pulissicin te Çelsi për 64 milionë euro.

hALAND455

Shifra të frikshme- Numrat janë në anën e norvegjezit. Në 33 ndeshje që ka luajtur këtë sezon me Salcburgun dhe Borusian e Dortmundit ai ka shënuar 40 gola, 10 prej tyre në Champions League. Është i katërti në renditje në luftën për “Këpucën e Artë” pas Imobiles, Levandovskit dhe Kristiano Ronaldos. Nuk duhet të harrojmë faktin që në 4 muajt e parë të kompeticionit, golat e tij llogariteshin me më pak pikë për shkak se ishte në kampionatin austriak. Erling Haland nuk e beson ende atë që ka arritur.

Haland65

Në fillim ishte thjesht një talent, ndërsa tani po thyen rekorde të njëpasnjëshme duke qenë vendimtar për Salcburgun dhe për Dortmundin në Champions, pavarësisht se me këta të fundit nuk ia doli të kualifikohej në çerekfinale.

Agjenti i tij Mino Raiola thotë se askush nuk e di deri ku mund të arrijë ky lojtar. “Është duke i hedhur me shpejtësi hapat në karrierë dhe të tjerët e shohin si diçka madhështore. Po shënon gola, po luan mirë dhe po na befason. Haland po na surprizon për atë që po arrin. As unë nuk e prisja këtë ecuri të tij”, ka thënë agjenti i njohur Mino Raiola.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"