Talenti që nuk shkëlqeu kurrë/ Ish-futbollisti i Skënderbeut përfundon te skuadra… kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2022 | 22:05

Talenti që nuk shkëlqeu kurrë/ Ish-futbollisti i Skënderbeut përfundon te skuadra… kuqezi

Sezone më parë, u trumbetua me të madhe, se Agim Zeka do të ishte një nga talentet më premtues në mbarë futbollin shqiptar, por ai nuk arriti të shkëlqente kurrë, pavarësisht transferimeve të shumta, qoftë në klube Europiane, por edhe ato shqiptare.

Screenshot_4-11-780x439

Së fundmi, pas zhgënjimit te Drita dhe Prishtina në Superligën e Kosovës, ish-futbollisti i Kombëtares Shpresa, Agim Zeka ka përfunduar te Drenica. Anësori është prezantuar sot nga klubi kuqezi si lojtar i lirë.

“Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë ardhjen e lojtarit, Agim Zeka, futbollist qe ka mbi supet e tij eksperiencën ndërkombëtare. Ai u paraqit më parë për skuadrat, Lille (Francë), Austria Wien (Austri) e Fortuna Sittard (Holandë)”, thuhet në njoftimin e klubit. 23-vjeçari ka bërë karrierë edhe Portugali dhe Belgjikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"