Talenti Jashari flet për festën e Xhakës ndaj Serbisë: Nuk ishte mesazh politik, ai është idhulli im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2023 | 9:28

Talenti Jashari flet për festën e Xhakës ndaj Serbisë: Nuk ishte mesazh politik, ai është idhulli im

Ardon Jashari ishte një nga protagonistët indirekt të Botërorit 2022. Mesfushori i Lucernës u grumbullua nga “helvetët” dhe ndonëse luajti vetëm 2 minuta ndaj Portugalisë, emri i tij qarkulloi në të gjithë mediat ndërkombëtare.

xhaka jashari

Shkak u bë festa me fanellën e tij e Granit Xhakës në fund të ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, ku shumëkush e interpretoi këtë si një simbol politik, pasi kapiteni i Zvicrës i referohej Adem Jasharit.

Por vetë Ardon Jashari ka komentuar për “Blick” se nuk e shihte atë veprim të Xhakës si një mesazh apo provokim politik. “Xhaka është idhulli im dhe ia kam thënë që në grumbullimin e parë me ekipin kombëtar.

xhaka jashari 2

Nuk ishte një deklaratë politike. Graniti më tha në fillim të Kupës së Botës se do të vishte fanellën time nëse do ta kalonim grupin. Dhe kështu ishte në ndeshjen e fundit kundër Serbisë”, shpjegoi djaloshi 20-vjeçar për të cilin janë interesuar klube shumë të njohura si Lids, Lajpcig apo Sëlltik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"